Nga Ujmani në Radoniq – po rrënohen ndërtimet pa leje

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka qëndruar sot në zonën e Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, ku Inspektorati Mjedisor ka nisur aksionin për rrënimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në pronë publike.

Aksioni ishte paralajmëruar nga Pacolli mëngjesin e sotëm, e cila kishte bërë të ditur se do të udhëtonte drejt Gjakovës për ta përcjellë nga afër ndërhyrjen e institucioneve. “Rend dhe ligjshmëri në çdo cep të Kosovës!”, kishte shkruar Pacolli, raporton Telegrafi. Ajo kishte theksuar se qëllimi i aksionit është lirimi i pronave publike nga uzurpimet dhe rikthimi i ligjshmërisë.

Pacolli: Vazhdon rrënimi i objekteve pa leje në Ujman, deri tani 17 objekte janë shembur “Aksioni ynë për vendosjen e ligjshmërisë anë e mbanë Kosovës do të vazhdojë dhe prona publike do të lirohet nga uzurpimet e paligjshme”, kishte deklaruar ministrja. Më vonë, Pacolli ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, duke bërë të ditur se aksioni po zhvillohet në zonën e Liqenit të Radoniqit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas saj, ndërhyrja në Gjakovë është pjesë e një aksioni më të gjerë të Inspektoratit Mjedisor për rrënimin e objekteve pa leje të ndërtuara në prona publike.

Aksion në zonën e Ujmanit, policia asiston “Ibër-Lepencin” për lirimin e pronës së uzurpuar Pacolli tha se aksioni kishte nisur fillimisht në veri të vendit, ndërsa tash është shtrirë edhe në Gjakovë dhe do të vazhdojë në zona të tjera të Kosovës.

“Ky aksion për rrënimin e objekteve pa leje në prona publike ka filluar në veri, sot po zhvillohet në Gjakovë dhe do të vazhdojë edhe në pjesë të tjera të Kosovës”, tha Pacolli. Ministrja e ka paraqitur aksionin si pjesë të përpjekjeve institucionale për vendosjen e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e pronës publike nga uzurpimet. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi