Mbyllet shqyrtimi gjyqësor për rastin e Gllogjanit, vendimi shpallet

0%

Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur të mbyllur shqyrtimin gjyqësor për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan. Pas përfundimit të seancës, gjykata ka njoftuar se vendimi do të shpallet më 24 gusht, në ora . Vendimi vjen pas përfundimit të rigjykimit, gjatë të cilit gjykata ka shqyrtuar dhe administruar provat e paraqitura në këtë proces.

Në seancën e sotme, gjykata kishte vendosur gjithashtu që si provë të administrohej një videoincizim ku shihet Kreshnik Mehmetaj duke shtënë me armë në një bjeshkë të Deçanit. Rasti lidhet me vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gllogjan në vitin 2021, ndërsa vendimi i gjykatës pritet të shpallet javën e ardhshme.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com