Man Utd pranë goditjes së madhe – ylli i Ligës Premier po zbarkon në

0%

Manchester United dhe Brighton janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e mesfushorit Carlos Baleba, raporton David Ornstein i The Athletic. Bisedimet po avancojnë dhe palët po punojnë për të gjetur marrëveshjen përfundimtare.

“Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh fillestare, plus 5.9 milionë euro në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet dhe objektivat.

Megjithatë, negociatat vazhdojnë pasi Brighton kërkon një vlerësim pak më të lartë për 22-vjeçarin. 🚨 EXCLUSIVE: Manchester United closing in on deal to sign Carlos Baleba from Brighton & Hove Albion. #MUFC offer for 22yo Cameroon midfielder ~£60+5m; below #BHAFC valuation but amicable talks continue as all parties work to reach agreement @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) August 19, 2026 Pavarësisht negociatave në vazhdim, bisedimet janë pozitive dhe të gjitha palët po punojnë për ta finalizuar transferimin e reprezentuesit të Kamerunit në “Old Trafford”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Trajneri Michael Carrick e ka bërë përforcimin e mesfushës qendrore një prioritet, pas transferimeve të Youri Tielemans dhe Andrey Santos gjatë kësaj vere. Baleba regjistroi 35 paraqitje në të gjitha garat për Brighton sezonin e kaluar./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi