Kapitulli me Interin mund të quhet praktikisht i mbyllur për Kristjan Asllanit. Megjithatë, largimi i tij nga ambienti zikaltër ende nuk ka ndodhur, pavarësisht se drejtuesit ia kanë bërë të qartë mesfushorit shqiptar se nuk e kanë më në plane. Sa i takon interesimeve, më konkret paraqitet ai i Monzës e cila ka hapur diskutimet me klubin për të kuptuar mbi mundësitë e një transferimi.
Në një raportim të fundit nga eksperti i lëvizjeve në merkato, Fabrizio Romano, kjo pistë mbetet ende në fazat fillestare pasi nuk ekziston një ofertë konkrete. Sakaq, vetë Asllani do të ketë të drejtën e “fjalës së fundit” dhe me gjasë ndryshimi i skuadrës do të ndodhë vetëm në ditët e fundit të merkatos.
Kujtojmë se për shqiptarin pati fjalë edhe nga Arabia Saudite, më konkretisht nga Al Ittihad, si dhe nga Sassuolo dhe Cagliari në Itali.
