Një 33-vjeçar është arrestuar në fshatin Dukat të Vlorës, pasi u kap në flagrancë në një parcelë ku ishin kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Operacioni i koduar “Afternoon” u finalizua nga Policia e Vlorës pas disa javësh hetimesh me metoda proaktive.
“Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Afternoon”, goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Dukat. Kapet në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 135 bimë narkotike dhe vihet në pranga 33-vjeçari.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i hetimeve intensive të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Afternoon”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan shtetasin H.
K., 33 vjeç, banues në fshatin Dukat, i cili u kap në flagrancë në vendin ku dyshohet se kishte kultivuar 135 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Bimët u asgjësuan nëpërmjet djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia.
