33 aktakuza janë ngritur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0%

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë ngritur 33 aktakuza ndaj 34 personave për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Në njoftimin e Prokurorit të Shtetit të datës , bëhet e ditur se janë ndaluar 19 persona, janë parashtruar dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy personave si dhe është parashtruar një kërkesë për paraqitje në stacionin policor, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, si dhe ka ngritur 15 aktakuza, kundër 15 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë pesë persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit; kundër një personi dhe një kërkesë për paraqitje në stacionin policor; ndaj një personi të dyshuar. Ndërkaq, nga kjo prokurori janë ngritur dy aktakuza, kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndalur dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka ndaluar dy të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë aktakuza, kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë , gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi, si dhe ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre persona, si dhe ka ngritur një aktakuzë, kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj , gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur 7 aktakuza, kundër 7 personave, për vepra të ndryshme penale.

Burimi: Kallxo