Aleanca në një konferencë për media më ka akuzuar anëtarët e ekzekutivit në detyrë, të cilët janë betuar si deputetë të Kuvendit të Kosovës, e që vazhdojnë të dalin në zyrat qeveritare. Burim Ramadani, deputet i kësaj partie ka thënë se gjendja jokushtetuese në vend po sjell edhe zhvatje buxhetore.
Sipas tij, gjysmë milioni euro vetëm paga po jepen për militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, në zyrat e qeverisë. “Janë 463 të emëruar politikë në institucione qeveritare – kabinetet, këshilltarët, shoferët e të tjerët, të cilët kanë qenë të emëruar ligjërisht para zgjedhjeve të 7 qershorit, por siç është e qartë me Kushtetutë e me Ligjin për Qeverinë, ai i cili certifikohet si deputet dhe jep betimin si deputet nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e ministrit.”- ka deklaruar ai.
Ramadani ka thënë se personat e emëruar nga ministrat që janë zgjedhur deputetë, nuk kanë të drejtë të hyjnë në zyrat e qeverisë, nga dita kur ministrat u betuan si deputetë.
“Shuma e përafërt e pagave të këtyre militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje në zyrat qeveritare është 486 mijë e 150 euro në muaj, të cilave iu shtohen edhe mbushjet e telefonit, veturat e karburantet, reprezentacioni e të tjera dhe rrjedhimisht e kalon shifrën prej gjysmë milioni euro zhvatje të buxhetit të popullit të Kosovës”- ka thënë ai.
Deputeti i Aleancës ka thënë se ftojnë Prokurorinë që nga sot () të marrë veprimet hetimore që përgjegjësit të gjenden dhe t’i vendosë para drejtësisë. “Fjalia e famshme që po ndodh sot është ‘gjakderdhja financiare’. Pikërisht këta që e kanë ngritur këtë fjali në publik, sot në mënyrë tepër të qartë, po bëjnë gjakderdhje financiare në Kosovë”- deklaroi Ramadani.
Ai ka thënë se kjo shumë është e barabartë me pagën që marrin 769 policë, 862 ushtarë, 909 zjarrfikës apo 781 mësimdhënës në Kosovë. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.
Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin për emra konkretë.
