Raul Torrente me klub të ri

0%

Dinamo e Zagrebit e ka dërguar Raul Torrente (24 vjeç) në huazim te klubi francez Le Mans. “Raúl Torrente ynë do të luajë gjatë vitit të ardhshëm në Ligue 1, në radhët e Le Mans, ku shkon në një huazim njëvjeçar me mundësi blerjeje. I dashur Raúl, faleminderit dhe suksese në Francë! ”, shkroi kampioni kroat në rrjetet sociale.

Pra, Torrente do të jetë te Le Mans për një sezon, ndërsa klubi francez do të ketë opsionin për ta blerë përfundimisht në fund të huazimit..

Burimi: Bota Sot