Pengesa kryesore

0%

Dinamo e Zagrebit prej disa javësh po punon për transferimin e portierit Dominik Livakoviç, 31 vjeç, ndërsa zhvillimin më të ri dhe sensazional të kësaj sage të gjatë e ka krijuar menaxheri i tij, Andy Bara. Sipas informacioneve të mediumit kroat “Index”, në skenë është një marrëveshje mes Fenerbahçes dhe Barcelonës dhe më pas mes Barcelonës dhe Dinamos.

Zvonimir Boban dhe drejtuesit e Dinamos janë përpjekur ta rikthejnë portierin e kombëtares kroate nga Fenerbahçe, ndërsa edhe vetë portieri ka dashur të rikthehet në klubin e Zagrebit, me të cilin sezonin e kaluar fitoi dy trofe. Marrëdhënia shumë e mirë e Andy Barës me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, ka hapur një mundësi nga e cila mund të përfitojnë të katërja palët.

Për Dinamon, pengesa kryesore në këtë transferim ka qenë prej kohësh shuma që Fenerbahçe kërkonte për lojtarin e saj. Barcelonën, e cila mund ta blejë Livakoviçin për 3 milionë euro plus bonuse të caktuara dhe më pas, me shumë gjasa, ta dërgojë atë në huazim njëvjeçar te Dinamo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas përfundimit të huazimit, portieri kroat do të kthehej në Barcelonë, ku do të kishte rolin e zëvendësuesit të portierit të parë, Joan Garcías, 25 vjeç. Aktualisht, zëvendësuesi i Garcías në Barcelonë është veterani polak Wojciech Szczesny, 36 vjeç, të cilit kontrata me Barcelonën i skadon në verën e vitit 2027.

Me largimin e tij do të krijohej një vend për Livakoviçin, i cili pas huazimit te Dinamo do të rikthehej në Camp Nou. Livakoviç ishte edhe një herë një nga lojtarët kryesorë të Kroacisë në Kampionatin Botëror. Menjëherë pas përfundimit të turneut u rikthyen në vëmendje diskutimet për kthimin e tij te Dinamo.

Kujtojmë se portieri i kombëtares kroate e kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Dinamo, në Maksimir.

Burimi: Bota Sot