Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike u ka bërë thirrje operatorëve të parkigjeve private që të aplikojnë për t’u pajisur me leje. Afati për të aplikuar është i hapur deri më .
“Të gjithë personat juridik, përkatësisht operatorët e parkingjeve private ekzistuese dhe subjektet që synojnë organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve private në territorin e Komunës së Prishtinës, në kuptim të nenit 3 dhe nenit 4 të Rregullores nr. 01-35/23 për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës (në tekstin e mëtejmë: Rregullorja), ftohen t’i nënshtrohen procedurës për pajisje me Leje për ushtrimin e veprimtarisë afariste të parkingjeve.” – thuhet në njoftimin e datës .
Dokumentet e nevojshme për t’u pajisur me leje janë: Certifikata e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë përkatëse, Marrëveshja ose kontrata e noterizuar me pronarin/pronarët e ligjshëm për shfrytëzimin e hapësirës së caktuar si vendparkim, Projekti për kyçje dhe funksionet e hapësirës së vendparkimit, i hartuar nga inxhinieri i komunikacionit rrugor, Dëshmia për numrin e vendparkimeve, ku hapësira duhet të ketë së paku 10 vendparkime, Dëshmia se kycja nuk bëhet në rrugë e cila ka më tepër se dy shirita për kahje të njëjtë të lëvizjes, Dëshmia se parkingu ka qasje direkte në rrugë dhe se qasja nuk kalon përmes trotuarit, Dëshmia për shenjëzimin horizontal dhe vertical, Dëshmia për shtrimin e hapësirës me kubëza betoni ose asfalt, Dëshmia për posedimin e sistemit të kamerave.
Për marjen e Lejes së përgjithshme të operimit, secili aplikues duhet të paguajë taksën e përgjithshme në vlerë prej 1000.00 euro dhe taksën vjetore për secilin vendparkim. ZONA I (qendra e qytetit) – 100.00 euro për një vendparkim. ZONA II – 50.00 euro një vendparkim. ZONA III për periudhën prej dy (2) vitesh prej hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje do të lirohet nga kjo taksë.
Pas shqyrtimit të aplikimeve, leja për primtarinë afariste të parkingjeve do të lëshohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. Leja lëshohet për periudhë me mundësi deri në gjashtë vite nga momenti i pajisjes me leje.
Obligimet e operatorit të parkingut privat Komuna ka bërë të ditur se operatorët e parkingjeve private janë të obliguar: Vërtetimin ose faturën që kenë përmbushur të gjitha obligimet për tatimin në pronë ndaj Komunës së Prishtinës, si për subjektin afarist ose personin fizik, ashtu edhe për pronën komunale apo private që shfrytëzohet si hapësirë parkimi.
Të operojnë në përputhje me kushtet dhe kriteret mbi bazën e të cilave janë pajisur me leje; Të mirëmbajnë hapësirën e parkingut dhe pajisjet përcjellëse; Të sigurojnë që shfrytëzimi i parkingut të mos pengojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe sigurinë në komunikacion; Të përdorin sistemin e kamerave në pajtim me legjislacionin në fuqi.
Mbikëqyrja e përmbushjes së kushteve dhe kritereve për operimin e parkingjeve private bëhet nga organet kompetente të Komunës së Prishtinës, në pajtim me Rregulloren dhe legjislacionin në fuqi.
