Aston Villa konfirmon dy transferime të mëdha, shpenzon mbi 50

0%

Aston Villa ka bërë dy lëvizje të rëndësishme në merkato, duke zyrtarizuar sot, të mërkurën, transferimin e portierit japonez Zion Suzuki nga Parma dhe mbrojtësit italian Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid. Klubi nga Birminghami po vazhdon të përforcojë skuadrën me synimin për të qenë sa më konkurrues në këtë edicion të Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve.

Pas transferimeve të Johan Manzambi nga Freiburg, João Gomes nga Wolves dhe huazimit të Alejandro Garnacho nga Chelsea, Aston Villa ka kompletuar edhe dy lëvizje të tjera të rëndësishme. Transferimet e Ruggerit dhe Suzukit janë konfirmuar zyrtarisht nga vetë klubi përmes faqes së tij zyrtare.

“Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Matteo Ruggeri nga Atlético Madrid”, thuhet në njoftimin e parë të klubit për mbrojtësin italian. Në njoftimin e dytë, klubi konfirmoi edhe ardhjen e portierit japonez. “Aston Villa ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Zion Suzuki nga Parma”, thuhet në komunikatën zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas raportimeve, Aston Villa ka paguar rreth 18 milionë euro për transferimin e Ruggerit, ndërsa për Suzukin ka shpenzuar rreth 35 milionë euro. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com