Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë të Durrësit, ku humbën jetën tre persona. Siç raporton Top Channel, Kleo Vrioni, drejtuesi i automjetit, dhe shtetasja italiane Sara Brugentelli, 26 vjeçe, ishin martuar vetëm pak ditë më parë.
Çifti ndodhej në automjetin tip BMW kur dyshohet se Vrioni humbi kontrollin dhe u përplas me një strukturë betoni. Përplasja rezultoi fatale për të dy, ndërsa jetën humbi edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Në aksident mbetën të plagosur edhe Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
