Një trup i pajetë u gjet në “The Valley”, stadiumi i Charlton Athletic, të martën në mëngjes. Për këtë ngjarje klubi nxorri një deklaratë të martën në mbrëmje. Charlton pohoi se “një individ i vdekur” ishte gjetur në ambientet e stadiumit. Ata shtuan se klubi po “mbështeste policinë me hetimet e tyre” dhe konfirmuan se individi ishte mashkull dhe se kishte ndërruar jetë të hënën.
Detektivët po hetojnë mundësinë që burri të ketë rënë nga lartësia në orët e para të mëngjesit të së hënës. Vdekja e tij aktualisht po konsiderohet si aksidentale edhe pse hetimet vazhdojnë. Charlton luajti në “The Valley” të shtunën ku mposhti Derby County me shifrat 2-1 në ndeshjen e tyre të parë në Championship për këtë sezon.
