Aksionit të PDK-së para Qeverisë i bashkohen edhe disa prodhues

0%

Disa prodhues vendorë i janë bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës në aksionin e zhvilluar në hyrjen e Qeverisë së Kosovës, për të pestën ditë me radhë. Abedin Ramadani, i cili merret me prodhimin e drithërave dhe sektorin e qumështit, ka deklaruar se kriza institucionale po e rëndon gjendjen e prodhuesve, të cilët siç thotë ai, po përballen me kosto të larta në treg.

“Deklaratat dhe sulmet e papërgjegjshme nga eksponentët e qeverisë në detyrë po e dëmtojnë drejtpërdrejt besimin e qytetarëve dhe të prodhuesve vendorë. Kur e humbim besimin, dëmi nuk i bie vetëm kompanisë, por dëmtohet fermeri, punëtori, familja e tij dhe krejt zinxhiri i prodhuesve”- ka deklaruar . Para mediave, ai tha se prodhuesit vendës po dëmtohen shumë nga mbyllja e Kuvendit.

Kur vendi është në bllokadë, sipas tij, askush nuk merret me seriozitet me hallet e tyre, ‘nuk ka debat për mbështetjen e prodhuesve, për subvencionet, tregun dhe mbrojtjen e prodhimit vendor’. Ai kërkoi nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që Kuvendi i Kosovës të konstituohet. “Z. Kurti, konstituojeni Kuvendin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lejojini deputetët të hyjnë në sallë dhe të flasin për problemet reale që qytetarët, fermerët, bizneset përballen. Situata është e jashtëzakonshme, nëse kjo gjendje vazhdon, për shumë prodhues vendorë falimentimi po bëhet rrezik real”, deklaroi ai.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, që nga po mban aksione para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, ku po kërkojnë nga Kurti që të shkojë në Kuvend dhe bashkë me deputetët e partisë së tij të mundësojë konstituimin e këtij institucioni. Kriza rreth konstituimit të Kuvendit ka vazhduar edhe pas tejkalimit të afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në aktgjykimin e , Gjykata kishte përcaktuar se procedura e konstituimit duhet të përfundojë brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve zgjedhore dhe se Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar pa zgjedhjen e organeve të tij drejtuese. Ndërkohë, është tejkaluar edhe afati 48-orësh i përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit si maksimumi i lejuar i ndërprerjes së seancës.

Pavarësisht kësaj, seanca konstituive ende nuk ka përfunduar dhe përplasjet politike vazhdojnë të pengojnë formimin e institucioneve të reja. Më Albin Kurti i LVV-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së kanë mbajtur takim për të gjetur një emër konsensual për president të vendit. Pas takimit kanë deklaruar se në takimin e radhës do të flasin për emra konkretë.

Burimi: Kallxo