Një person është arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje verbale ka sulmuar fizikisht dhe ka therur me thikë një person tjetër. Rasti ka ndodhur më , rreth orës , në Rahovec.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe e ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar”- thuhet në raportin e Policisë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka konfiskuar thikën që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
