Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në

0%

Një shtetas algjerian është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka kryer vjedhje në një market. Sipas Policisë, gjatë incidentit i dyshuari ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, njëri prej të cilëve rezulton të jetë i vjedhur. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Vjedhje grabitqare”.

Burimi: Telegrafi