Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar edhe sot aksionin e tyre para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata janë vendosur para hyrjes së Kryeministrisë, për t’ia rikujtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se, sipas tyre, duhet të shkojë në Kuvend dhe jo në Qeveri. Aksionit të PDK-së këtë të mërkurë i janë bashkuar edhe prodhues vendorë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi:
sinjali.com
