Barcelona vendos çmim të lartë për talentin e ekipit, largimi i tij

0%

E ardhmja e Hector Fort te Barcelona mbetet e paqartë, ndërsa largimi i mbrojtësit të talentuar nga klubi katalanas po has në vështirësi për shkak të kërkesave financiare. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo , Real Sociedad ka shfaqur interesim konkret për 20-vjeçarin, pasi po kërkon përforcime në repartin defensiv.

Klubi bask e sheh Fortin si një opsion të përshtatshëm për të ardhmen dhe ka kontaktuar Barcelonën për të mësuar kushtet e një transferimi. Megjithatë, kërkesat e Barcelonës kanë bërë që negociatat të mos avancojnë. Katalanasit kërkojnë 10 deri në 15 milionë euro për ta lënë Fortin të largohet në mënyrë të përhershme, një shumë që konsiderohet e lartë nga Real Sociedad.

Skuadra baske do të preferonte një marrëveshje huazimi, duke u bazuar edhe në përvojën e fundit të Fortit te Elche, ku ai luajti në formë huazimi. Barcelona, megjithatë, nuk do të ishte e gatshme ta lejonte një tjetër huazim pa mbrojtur interesat e saj financiare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në rast të një huazimi, klubi katalanas kërkon që marrëveshja të përfshijë një klauzolë të detyrueshme blerjeje, me një vlerë të konsiderueshme, në mënyrë që largimi i Fortit të mund të shndërrohet në një transferim të përhershëm. Situata komplikohet edhe më shumë nga fakti se klubet e tjera të La Ligës që kanë shfaqur interes për mbrojtësin përballen me probleme të ngjashme financiare.

Për këtë arsye, një transferim brenda Spanjës po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Nëse Barcelona nuk zbut kërkesat e saj, Hector Fort mund të përfundojë duke vazhduar karrierën jashtë La Ligës, me klubet e huaja që pritet të jenë alternativa më konkrete për mbrojtësin gjatë kësaj vere.

Burimi: Telegrafi