Newcastle United ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit Nico Gonzalez, sipas David Ornstein të The Athletic.
Newcastle po kërkon të përforcojë mesfushën pas largimeve të Sandro Tonalit dhe Bruno Guimaraesit, ndërsa Gonzalez është shfaqur si një prej objektivave të klubit anglez në këtë repart. 24-vjeçari u transferua te Manchester City nga Porto dhe sezonin e kaluar zhvilloi 41 paraqitje për klubin, por pas janarit pati shumë pak minuta si titullar në Ligën Premier, duke nisur vetëm dy ndeshje. 🚨 EXCL: Newcastle United in talks with Manchester City over potential deal to sign Nico Gonzalez.
Move for #MCFC midfielder not yet advanced but #NUFC working to strengthen & 24yo among various options exploratory dialogue taking place over @TheAthleticFC — David Ornstein (@David_Ornstein) August 18, 2026 Pavarësisht hapësirës së kufizuar, Gonzalez ka deklaruar se nuk ka probleme me minutazhin e tij.
Megjithatë, situata e tij mund të ndryshojë nëse Manchester City vazhdon të përforcojë mesfushën. Klubi i drejtuar nga Enzo Maresca po synon Ayyoub Bouaddin dhe Enzo Fernandezin, çka mund ta shtyjë Gonzalezin edhe më poshtë në hierarki. City pritet të mbetet aktiv në merkato gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar.
Bisedimet mes Newcastle dhe Manchester Cityt janë aktualisht në zhvillim dhe ende nuk është arritur marrëveshje për një tarifë transferimi./ Telegrafi
