“Fundi i Edi Ramës është i afërt!” – 80 ditë rezistencë, qytetari nga

0%

Një qytetar, teksa mori fjalën në protestën para Kryeministrisë, tha se për 80 ditë kanë treguar se qeveria dhe propaganda e saj janë të pafuqishme përpara popullit. Ai u shpreh i bindur se fundi i Edi Ramës është i afërt. Protestuesi i bëri gjithashtu thirrje SPAK që të arrestojë kryeministrin dhe ish vartësen e tij, Belinda Balluku, duke i cilësuar si koka e krimit dhe korrupsionit.

“80 ditë dhe fundi i Edi Ramës është i afërt dhe i sigurt. Për 80 ditë shqiptarët dhe Shqipëria ka krijuar një busull që ndodhet në këtë shesh. Përveç këtij sheshi, kemi edhe një busull tjetër, të gjithë mercenarët që punojnë për Edi Ramën. Ata që e thonë vetëm kthejeni mbrapsht dhe ndiqeni.

Për 80 ditë janë munduar të na imponojnë teza të ndryshme, harrojnë se për 13 vjet ato teza dështuan. Kishin çdo mjet në dorë për ta bërë Shqipërinë por nuk e bënë. Tani që kanë humbur çdo legjitimitet popullor po përpiqen për të na orientuar se çfarë duhet të bëjmë. Për 80 ditë kjo protestë ka nxjerrë n pah pafuqinë që ka qeveria para popullit,.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këtë rezistencë e kemi treguar se makineria e propagandës para këtij populli lirie është e pafuqishme. “, tha ai.

Burimi: Bota Sot