Përveç arrestimit të tre të dyshuarve, aksioni kundër fajdes në Prizren ka rezultuar edhe me sekuestrimin e një numri të konsiderueshëm provash dhe sendesh që pritet të jenë pjesë e hetimit.
Sinjali mëson se gjatë operacionit janë sekuestruar të holla, vetura, akte noteriale dhe prova digjitale , të cilat mund të ndihmojnë në dokumentimin e veprës penale për të cilën dyshohen të arrestuarit. Aksioni ka nxjerrë në pah edhe elemente të tjera, pasi gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, përkatësisht kokainë dhe marihuanë .
Të gjitha këto materiale janë sekuestruar nga autoritetet për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi aktivitetin e të dyshuarve dhe mënyrën e veprimit të tyre. Sinjali raportoi ekskluzivisht se të arrestuarit janë Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani .
Aksioni kundër fajdes në Prizren drejt përfundimit, Kryeziu: Cak kishim tre persona – të gjithë u arrestuan Aksioni kundër fajdesë në Prizren: Përveç këmbësores, i dyshuari gjatë ikjes goditi me veturë edhe zyrtarin policor Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
