Aksioni kundër fajdes në Prizren është drejt përfundimit, ndërsa janë arrestuar të gjithë personat që ishin cak i operacionit – gjithsej tre. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka konfirmuar për Sinjalin se aksioni është zhvilluar ndaj tre personave, të cilët tashmë janë arrestuar.
Ai ka bërë të ditur se operacioni është në fazën përfundimtare dhe se hetimet do të vazhdojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit. Sinjali mëson se të arrestuarit janë Fadil Selimi, Beqir Selimi dhe Arsim Dogani .
Tre të dyshuarit janë arrestuar gjatë një operacioni policor të zhvilluar pas një hetimi përmes aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe dyshohen për veprën penale “Fajdeja” .
Ekskluzive | Këta janë tre të arrestuarit në aksionin kundër fajdesë në Prizren Aksioni kundër fajdesë në Prizren: Përveç këmbësores, i dyshuari gjatë ikjes goditi me veturë edhe zyrtarin policor Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
