Lojtari nga Kosova shënon për Bayernin e Munihut

0%

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviçi, po vazhdon me paraqitje të mira te Bayern Munih. Ibrahimoviçi shënoi në ndeshjen miqësore ndaj Heidenheimit, ku “Bavarezët” triumfuan me rezultat 4:2. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar penalltinë kundër ish-klubit të tij. Ibrahimoviçi u zëvendësua në minutën e 61-të, ndërsa në lojë u aktivizua Harry Kane.

Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e Bayernit para fillimit të sezonit. Pas katër ditësh, “Bavarezët” do të kërkojnë trofeun e Superkupës së Gjermanisë, ku do të përballen me Borussia Dortmundin.

Burimi: Bota Sot