Policia jep detaje për plagosjen në Krushë të Madhe, arrestohet një

0%

Një person është plagosur me një mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike mes dy personave në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës.

Ajo ka bërë të ditur se rreth orës , përmes linjës telefonike, Policia ka pranuar informacionin nga një qytetar për përleshjen, ndërsa njësitet relevante policore janë përgjigjur menjëherë në thirrje.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore, pasi është goditur me një mjet të mprehtë dhe ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar” , ka thënë Krasniqi. Po ashtu, është sekuestruar mjeti i dyshuar i përdorur gjatë incidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” dhe ai është ndaluar për 48 orë.

Burimi: Bota Sot