Egnatia do të përballet këtë të enjte me Lillestrom, në ndeshjen e parë të “play-off” të Europa League. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin e Rrogozhinës, nis në orën . Tashmë rrogozhinasit janë vetëm 180 minuta larg grupeve të Europa League, teksa ato të Ligës së Konferencës i ka siguruar. Por problem për kampionët e Superiores gjatë ndeshjeve evropiane, do të jetë shtegtimi.
“Arena Egnatia” nuk i plotëson kriteret për të qenë pritëse e ndeshjeve të fazës së grupeve, duke detyruar Egnatian të luajë jashtë Rrogozhinës. “Elbasan Arena” dhe “Air Albania” janë dy opsionet për ekipin e Nevil Dedes.
