Shqiptari i jep fund jetës brenda burgut në Spanjë, shokët e gjejnë

0%

Një i Burgosur në Qendrën e Burgjeve Ponent, në Spanjë u gjet i vdekur këtë të martë, sipas raportimeve të mediave spanjolle ai dyshohet të ketë kryer vetëvrasje. Kanë qenë të burgosurit e tjerë ata të cilët e kanë gjetur të varur në një nga varëset në zonën e dusheve, ata kanë njoftuar menjëherë zyrtarët e burgut.

Më tej u thirr ekipi i emergjencës, të cilët i dhanë ndihmën e parë por pa sukses. Sipas JOQ, shtetasi i cili raportohet të ketë vrarë veten është shqiptar, megjithatë ende nuk ka një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë. Aktualisht në burgun në fjalë ndodhen rreth 50 shtetas shqiptarë.

Mediat spanjolle shkruajnë se i burgosuri në fjalë, nuk ishte në ruajtje për rrezik të mundshëm për të kryer vetëvrajse, për pasojë për të nuk ishte aktivizuar Protokolli i Parandalimit të Vetëvrasjeve. Pritet ende një reagim zyrtar nga autoritet shqiptare për të konfirmuar shtetësinë e e të vetëvrarit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot