Konfirmohet raportimi i Sinjalit për aksionin kundër fajdesë në

0%

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksion kundër fajdesë që është zhvilluar në Prizren. Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dhënë detaje lidhur me rastin dhe ka bërë të ditur se njëri prej të dyshuarve është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se gjatë aksionit, njëri prej personave të dyshuar për fajde ka qenë në një automjet dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. I njëjti, gjatë ikjes, ka shkaktuar dy aksidente, fillimisht duke goditur një këmbësor dhe më pas duke shkaktuar edhe një aksident tjetër.

“Gjatë ditës së sotme ka qenë një aksion kundër disa personave që dyshohen se janë marrë me fajde. Në aksionin e sipërpërmendur, njëri prej këtyre personave ka qenë në automjet dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Kur ka ikur nga vendi i ngjarjes, ka shkaktuar dy aksidente, ku një këmbësor e ka goditur në rrugë dhe më pas ka shkaktuar edhe një aksident tjetër.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I dyshuari, së bashku me automjetin, është arrestuar, ndërsa Policia është duke u marrë me rastin”, tha Bytyqi. Vlen të theksohet se kjo strukturë e Policisë ka zhvilluar edhe më herët operacione kundër fajdesë në Prizren.

Në mars të këtij viti, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, kishte realizuar operacione të tjera që rezultuan me arrestime dhe persona në kërkim për dyshime që lidheshin me fajdenë.

Ekskluzive | Aksion kundër fajdesë në Prizren – Krimi i Organizuar dhe Krimet e Rënda në bastisje në disa lokacione Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com