Kurti pas takimit mbi dy orë me Abdixhikun: Diskutuam për kriteret që

0%

Pas takimit që zgjati mbi dy orë e gjysmë me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar për media. Kurti tha se gjatë takimit është diskutuar hollësisht për kriteret dhe standardet që, sipas tij, duhet t’i plotësojë figura e presidentit të Kosovës.

Ai tha se diskutimi ka përfshirë vlerat dhe parimet, por edhe një vështrim mbi historinë e vendit, sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe profesione të ndryshme. “Ne sot diskutuam hollësisht e thellësisht për kriteret, standardet që duhet t’i ketë figura presidenciale. Vlerat, parimet.

Vëzhguam edhe aspektin e viteve dhe dekadave dhe historisë tonë, shikuam sektorë të ndryshëm të shoqërisë dhe profesione”, deklaroi Kurti në konferencë për media. Megjithatë, kryeministri në detyrë nuk bëri të ditur emra konkretë që mund të jenë diskutuar apo konsideruar për postin e presidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Kurtit, procesi është “shumë i ndjeshëm” dhe vendimi “tejet i rëndësishëm”, andaj në këtë fazë palët duhet të zhvillojnë konsultime brenda subjekteve të tyre politike. “Pa shkuar ne në konsultime në subjektet tona, në këtë fazë nuk mund të them më shumë se kaq. Nuk është ky vendi ku unë mund të flas për emra”, tha Kurti. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com