U lënduan në zjarrin e hotelit në Vlorë, tri ferizajaseve u

0%

Gjendja shëndetësore e tri ferizajaseve, të cilat u lënduan nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë, është duke u përmirësuar. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Ferizajt, pas vizitës së nënkryetarit Lulzim Aliu në spitalet e Tiranës, ku po trajtohen të lënduarat. Aliu ka vizituar Erëza Graincën, e cila po merr trajtim në repartin e djegieve plastike në Spitalin “Nënë Tereza”.

Ndërkaq, motrat Arlinda dhe Nderime Rexhepi janë të shtruara në repartin intensiv të Spitalit Ushtarak të Traumës. Ato nuk janë vizituar për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore dhe kufizimeve për vizita në këtë repart. Sipas komunës, motrat Rexhepi e kanë kaluar krizën e rëndë shëndetësore dhe tashmë gjendja e tyre është në përmirësim.

Gjatë vizitës, nënkryetari Aliu u ka përcjellë të lënduarave urimet për shërim të shpejtë dhe kthim sa më parë pranë familjeve të tyre. Komuna e Ferizajt ka falënderuar mjekët dhe stafin shëndetësor për kujdesin dhe përkushtimin në trajtimin e të lënduarave. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com