Lëndohet një person me mjet të mprehtë në Krushë të Madhe, arrestohet

0%

Një person është lënduar me mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje fizike në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Rasti është konfirmuar nga Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, e cila bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar pas incidentit.

Sipas saj, personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa Policia ka sekuestruar edhe mjetin e dyshuar që është përdorur gjatë incidentit. “Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, deklaroi Krasniqi.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi