Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një imazh ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si “territor i ri i SHBA-së”, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e tij të fundit për këtë rrugë strategjike ujore. Trump shpërndau në rrjetet sociale një hartë të Ngushticës së Hormuzit, mbi të cilën ishte vendosur mbishkrimi “Territor i ri i SHBA-së”.
Publikimi vjen disa ditë pasi presidenti amerikan deklaroi se Uashingtoni mund ta shpallë ngushticën territor amerikan. Duke folur më 14 gusht, Trump pretendoi se Marina amerikane po zbatonte një bllokadë të plotë të Hormuzit dhe deklaroi se, pas mposhtjes së Iranit, SHBA-ja do të merrte kontrollin e kësaj zone strategjike.
Trump ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se ky kontroll mund të ruhet edhe në të ardhmen.
Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë përsëritur se ngushtica nuk do të rihapet nëse SHBA-ja nuk ndalon ndërhyrjen dhe bllokadën detare, ndërsa kërkojnë gjithashtu respektimin e kushteve të marrëveshjes së arritur mes Teheranit dhe Washingtonit.
