Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetet sociale një imazh ku Ngushtica e Hormuzit paraqitet si “territor i ri i SHBA-së”, duke rikthyer në vëmendje deklaratat e tij të fundit për kontrollin e kësaj rruge strategjike ujore. Në imazhin e shpërndarë nga Trump paraqitet një hartë e Ngushticës së Hormuzit, mbi të cilën është vendosur mbishkrimi “Territor i ri i SHBA-së”.
Publikimi vjen disa ditë pasi Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara mund ta shpallin ngushticën territor amerikan. Duke folur më 14 gusht, Trump pretendoi se Marina amerikane po zbatonte një bllokadë të plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe deklaroi se, pas mposhtjes së Iranit, SHBA-ja do të merrte kontrollin e kësaj zone strategjike.
Trump ka deklaruar gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit dhe se ky kontroll mund të ruhet edhe në të ardhmen. Në anën tjetër, autoritetet iraniane kanë përsëritur se ngushtica nuk do të rihapet nëse SHBA-ja nuk ndalon ndërhyrjen dhe bllokadën detare.
Teherani ka kërkuar gjithashtu respektimin e kushteve të marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe Washingtonit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
