Therja në Krushë të Madhe, Emergjenca e Prizrenit për Sinjalin tregon

0%

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka dhënë detaje të reja për Sinjalin lidhur me personin që u plagos sot nga therja me thikë në Krushë të Madhe të Rahovecit. Sipas njoftimit të spitalit, i lënduari është sjellë në Emergjencë rreth orës , si pasojë e plagëve të shkaktuara nga therja me thikë. Pas pranimit, atij i janë kryer analizat laboratorike dhe ekzaminimi radiologjik.

Më pas, pas konsultimit me kirurgun kujdestar, pacienti është hospitalizuar në Repartin Kirurgjik, ku do të vazhdojë trajtimin mjekësor. Rasti në fjalë është konfirmuar më herët edhe nga Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është iniciuar rasti për “Lëndim të rëndë trupor” .

EKSKLUZIVE l Therje me thikë në Krushë të Madhe, viktima dërgohet në Emergjencë Konfirmohet raportimi i Sinjalit për therjen në Krushë të Madhe, i dyshuari arrestohet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com