Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pranuar sot, në një ceremoni zyrtare, letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Suedisë në Kosovë, Åsa Pehrson. Gjatë takimit, Haxhiu ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës ndër vite, ritheksova gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona, në fusha me interes të përbashkët ”, ka deklaruar Haxhiu. U.D.
Presidentja i ka uruar ambasadores Pehrson sukses në misionin e saj diplomatik në Kosovë, duke shprehur bindjen se ajo do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. “I dëshiroj qëndrim sa më të këndshëm në Republikën e Kosovës”, ka përfunduar U.D. Presidentja.
