Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Gazeta Sinjalit për incidentin e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas Policisë, rreth orës është pranuar një informatë nga një qytetar për një përleshje fizike ndërmjet dy personave.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me një mjet të mprehtë. Ai ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Ndërkohë, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia, ndërsa është sekuestruar edhe mjeti i dyshuar që është përdorur gjatë incidentit.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Lëndim i rëndë trupor” , ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë. EKSKLUZIVE l Therje me thikë në Krushë të Madhe, viktima dërgohet në Emergjencë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
