Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur optimist para takimit të sotëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Kurti tha se në takim do të diskutohet për mundësinë e bashkëpunimit për konstituimin e institucioneve të reja të Kosovës.
“Do të takohemi me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarin Lumir Abdixhikun, dhe do të shohim se si mund të ecim bashkë përpara, në mënyrë që t’i konstituojmë institucionet e legjislaturës së 11-të” , deklaroi Kurti. Ai theksoi se takimi pritet të zhvillohet në frymën e mirëbesimit dhe në një atmosferë pozitive.
“Natyrisht, me mirëbesim dhe në një atmosferë pozitive, si gjithmonë ”, tha Kurti.
