Guglielmo Vicario është zyrtarisht portieri më i ri i Juventusit. Ai kështu i bashkohet në formë huazimi nga Tottenhami, deri në fund të sezonit me opsion të blerjes prej 8 milionë eurove. Për Vicarion do të jetë një rikthim në Serie A pas 3 vitesh, ku kishte luajtur më parë te Empoli. Ai numëron 93 paraqitje me Tottenhamin, ku kishte fituar edhe Europa League në vitin 2025.
Burimi:
Bota Sot
