Al Hilal po e monitoron situatën e sulmuesit anglez Harry Kane te Bayern Munich dhe mund të bëjë një ofertë për të në të ardhmen. Sipas raportimeve të mediave sportive, Kane pritet të nisë së shpejti bisedimet zyrtare me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
Pavarësisht interesimit nga klubet tjera, pritshmëritë janë që 33-vjeçari të vazhdojë qëndrimin në Bundesligë. Megjithatë, Al Hilal po e përcjell nga afër situatën dhe një ofertë nga klubi saudit mund të jetë një mundësi për Kane në një fazë të mëvonshme të karrierës së tij.
Një transferim në Saudi Pro League do t’i ofronte atij edhe një mundësi për të zgjeruar profilin e tij në një treg të ri. Kane vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Bayern Munichun, duke shënuar 61 gola, ndërsa realizoi edhe gjashtë gola me Anglinë në Kupën e Botës.
Sulmuesi anglez iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2023 nga Tottenham Hotspur, në një transferim me vlerë rreth 86 milionë funte. Që prej atëherë, ai ka fituar dy tituj të Bundesligës. Përveç Al Hilalit, Kane vazhdon të jetë në radarin e klubeve evropiane.
Barcelona ka shfaqur prej kohësh interesim për kapitenin e Anglisë, ndërsa edhe ish-klubi i tij, Tottenham, do të dëshironte rikthimin e sulmuesit. Megjithatë, në këtë fazë, Kane pritet të fokusohet në vazhdimin e karrierës te Bayern Munich dhe në menaxhimin e kujdesshëm të viteve të ardhshme në futboll.
