Julia Fox do të debutojë si regjisore e një filmi të metrazhit të

0%

Julia Fox do të realizojë filmin e saj të parë të metrazhit të gjatë si regjisore, sipas raportimeve të fundit. Filmi titullohet “Sixth Avenue Saints”, ndërsa Fox ka shkruar edhe skenarin.Historia zhvillohet në vitin 1993, në rrugët e Brooklyn-it dhe Downtown Manhattanit përpara periudhës së gentrifikimit.

Filmi rrëfen historinë e Luanit, një 12-vjeçari të ndjeshëm që rritet në një familje të përçarë në Coney Island. Julia Sipas njoftimeve të publikuara në faqen e industrisë Backstage, kërkohen persona të moshave 35 deri në 79 vjeç, të cilët do të paguhen rreth 17 euro në orë, me një minimum të garantuar prej rreth 85 eurosh në ditë.

Fox, 36 vjeçe, u bë e njohur në vitin 2019 me debutimin e saj në filmin “Uncut Gems”, ku luajti përkrah Adam Sandler. Që atëherë, ka ndërtuar një karrierë në aktrim, modeling, shkrim dhe modë, duke u shndërruar në një nga figurat më të njohura të skenës kulturore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vitin 2021, Fox kishte bërë tashmë debutimin si regjisore me filmin e shkurtër “Fantasy Girls”, i cili trajtonte jetën e punonjëseve të seksit në Nevada.Tani, me “Sixth Avenue Saints”. Fox është edhe aktore Julia synon të kalojë nga filmi i shkurtër në një produksion të plotë dhe të tregojë një histori të vendosur në New York-un e viteve ’90.

Burimi: Telegrafi