Wassim al-Assad, kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, është dënuar me vdekje nga një gjykatë në Damask. Gjykata e shpalli fajtor për vrasje të paramenduara, tortura, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Sipas gjykatës, grupet e armatosura të lidhura me të kanë marrë pjesë në rrëmbime dhe vrasje të civilëve gjatë luftës në Siri. c Wassim al-Assad u arrestua në qershor 2025, pasi u kthye nga Libani. Ai është akuzuar prej vitesh edhe për prodhimin dhe trafikimin e drogës Captagon, si dhe për drejtimin e grupeve paramilitare pro-regjimit.
Megjithatë, gjykata nuk e shpalli fajtor për trafik droge, pasi nuk gjeti prova të mjaftueshme për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë. Përveç dënimit me vdekje, gjykata urdhëroi edhe konfiskimin e pasurisë së tij. Ky është një vendim i rëndësishëm për procesin e drejtësisë në Sirinë e pasluftës.
Wassim al-Assad bëhet anëtari i parë i familjes Assad që dënohet me vdekje ndërsa ndodhet fizikisht në Siri. Bashar al-Assad dhe vëllai i tij Maher janë dënuar gjithashtu me vdekje, por në mungesë, pasi ndodhen në Rusi./euronews
