Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova është diskutuar për edicionin e ri të “Big Brother VIP Kosova 5” dhe personazhet që mund të jenë pjesë e këtij edicioni. Gjatë diskutimit janë përmendur edhe emrat e stilistit Valdrin Sahiti dhe këngëtares Adelina Ismaili, si dy figura që do të mund të sillnin mjaft vëmendje nëse do t’i bashkoheshin formatit si opinionistë.
Elton Tozaj tha se publiku tashmë ka parë personazhe të drejtpërdrejta, të cilët nuk hezitojnë ta shprehin opinionin e tyre. “Publiku ka parë një njeri të drejtpërdrejtë, që thyen barrierat dhe e thotë opinionin e tij vetëm për lojën. Ndodh që personazhi të përzihet me jetën reale dhe me atë të lojës”, tha Tozaj.
Ai e veçoi edhe Adelina Ismailin si një figurë kontroverse, duke thënë se prania e saj do ta bënte edicionin edhe më të spikatur. “Edhe Adelina Ismaili është një figurë kontroverse. Do të ishte një dyshe shumë e spikatu r”, u shpreh ai.
