Rodri dhe Cancelo i kryejnë vizitat mjekësore

0%

Rodri dhe João Cancelo i kanë kryer sot vizitat mjekësore në qendrën sportive të Barcelonës, duke e kaluar kështu hapin e fundit përpara nënshkrimit të kontratave me klubin katalanas. Mesfushori spanjoll Rodri mbërriti herët në ambientet e klubit, ku iu nënshtrua kontrolleve mjekësore.

Barcelona është duke punuar për ta përfunduar gjatë ditës të gjithë dokumentacionin me Manchester Cityn dhe nuk përjashtohet mundësia që Rodri të prezantohet zyrtarisht që në orët e ardhshme. Situata është më e thjeshtë në rastin e João Cancelos, i cili i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Edhe mbrojtësi portugez i ka përfunduar vizitat mjekësore dhe tashmë e pret vetëm formalizimin e marrëveshjes. Të dy futbollistët kishin mbërritur dje në Barcelonë me synimin për t’iu bashkuar sa më shpejt skuadrës së Hansi Flickut. Megjithatë, ata nuk morën pjesë në stërvitjen e mëngjesit me pjesën tjetër të ekipit, pasi procedurat administrative ende nuk ishin përfunduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të dy i vizituan gjithsesi shokët e rinj të skuadrës në qendrën stërvitore. Nëse nuk do të ketë probleme të minutës së fundit, Barcelona pritet t’i prezantojë gjatë ditës dy përforcimet e reja. Rodri pritet të nënshkruajë kontratë me Barcelonën deri në vitin 2030, ndërsa marrëveshja me Manchester Cityn raportohet se është arritur për 60 milionë euro fikse, plus bonuse.

Me afrimin e Rodrit dhe rikthimin e Cancelos, Barcelona po e forcon ndjeshëm skuadrën për sezonin 2026/27 dhe synon që të dy lojtarët të jenë pjesë e prezantimit para tifozëve në kuadër të Trofeut Joan Gamper.

Burimi: Bota Sot