Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve. Sipas të dhënave të përditësuara të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinjë, ku për dalje nga Kosova automjetet po presin deri në 25 minuta.
Në Dheu i Bardhë, pritjet për dalje arrijnë deri në 20 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 10 minuta. Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa nuk ka kolona të raportuara për automjete. Sa u përket kamionëve, në të gjitha pikat kufitare pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
