Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Nakaradë të Fushë Kosovës. Media ka siguruar pamjet nga vendi, ku shihet se zjarri ka përfshirë një fushë. Sipas lexuesve, zjarri ka filluar të përhapet shkaku i erërave të forta dhe po shkon drejt shtëpiave. Derisa nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, thanë se ekipet janë në terren duke intervenuar.
Burimi:
Bota Sot
