Mourinho ka zgjedhur lojtarët e “paprekshëm” Trent nuk është në listë

0%

Jose Mourinho duket se ka përcaktuar katër lojtarët që i konsideron të padiskutueshëm në formacionin e Real Madridit për sezonin e ri. Sipas raportimeve nga Spanja, në formacionin 4-2-3-1 vendet e sigurta i kanë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Yan Diomande. Ndërkohë, Trent Alexander-Arnold nuk e ka të garantuar vendin në krahun e djathtë.

Anglezi do të përballet me konkurrencë të fortë nga afrikani Denzel Dumfries, i cili iu bashkua Real Madridit këtë verë. Madridi ka bërë një merkato të madhe, duke shpenzuar rreth 205 milionë paund për gjashtë përforcime, ndërsa Mourinho synon ta rikthejë klubin te titujt pas dy sezoneve zhgënjyese.

“Mourinho ka një ide shumë të qartë për mënyrën se si dëshiron të sulmojë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duhet të luftojë për vendin e titullarit”, shkruajnë mediat spanjolle.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot