E argjendta e Francës në Paris 2024 rrezikon pezullimin

0%

Në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Cyréna Samba-Mayela ishte shpresa e madhe e Francës. 25-vjeçarja arriti që të justifikonte besimin e vendit të saj pasi fitoi medaljen e argjendtë në garën e 100 metrave me pengesa ku u rendit e dyta pas amerikanes Masai Russell. Medalja e fituar prej saj ishte vetmja për Francën në atletikë.

Me një kohë prej 12.31 sekondash, ajo mban gjithashtu rekordin kombëtar dhe u kurorëzua Kampione e Evropës në “Romë 2024”. Por tani vrapuesja e njohur është përballë një “pengese” të vështirë pasi e ardhma e saj është e pasigurt. Sipas gazetës sportive franceze “L’Équipe”, ajo akuzohet se ka evituar tre teste dopingu brenda një viti.

Sipas të përditshmes sportive, 25-vjeçarja mund të përballet me një pezullim 2-vjeçar. Fillimisht, Samba-Mayela kishte justifikuar tërheqjen e saj nga Kampionati Evropian në “Birmingham 2026” për shkak të një dëmtimi në pulpë. “Për disa javë kam vuajtur nga dhimbje fizike, të cilat më pengojnë të mbroj titullin e fituar edicionin e kaluar”, shpjegoi francezja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por sportistja rrezikon shumë tani. Sipas rregullave të agjencisë antidoping, tre teste të evituara brenda një viti konsiderohen si një test pozitiv për doping. Nëse Samba-Mayela nuk mund të japë një arsye të vlefshme për mungesën në testet e fundit, ajo do të përballet me një pezullim deri në dy vjet.

Burimi: Bota Sot