Opozita e qendrës së majtë e Suedisë ka epërsi prej 10 pikësh përqindjeje ndaj koalicionit qeverisës të krahut të djathtë para zgjedhjeve të , duke e bërë të mundshme një ndryshim qeverie, sipas një sondazhi të opinionit të kryer me porosi të transmetuesit publik, SVT, ka raportuar të martën () Reuters .
Asnjë qeveri asnjëherë nuk ia ka dalë ta përmbysë një hendek kaq të madh në kohë kaq të shkurtër, dhe tani “vetëm një mrekulli” mund të parandalojë humbjen e kryeministrit Ulf Kristersson dhe koalicionit të tij prej katër partish, ka raportuar SVT.
Sondazhi i kryer ndërmjet 3 e me rreth tre mijë votues ka treguar se liderja e Socialdemokratëve, Magdalena Andersson, ka të ngjarë të bëhet përsëri kryeministre pas katër vitesh në opozitë, duke zëvendësuar Kristerssonin e të Moderuarve të krahut të djathtë.
Katër partitë e majta të Suedisë gëzojnë mbështetje të kombinuar prej 53.9%, që vlerësohet se u ua jep 196 mandate parlamentare, derisa qeveria e koalicionit ka 43.9% të përkrahjes, ose 153mandate, sipas sondazhit të kryer nga firma e sondazheve, Verian. Fushata është përqendruar te çështjet e kostos së jetesës, si dhe të sigurisë, imigracionit, krimit dhe furnizimin me energji.
Socialdemokratët ruajtën pozicionin e tyre si partia më e madhe e Suedisë me 30.5% të mbështetjes, një rritje prej 0.2 pikësh përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022. Përgatiti: Rexhep Maloku – Kallxo.com
