Dinamo do të zhvillojë të enjten ndeshjen e parë të “play off”-it të Conference League. Kjo sfidë do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, prej orës . Ecuria pozitive e “bluve” të kryeqytetit është tregues se tek ekipi i Ilir Dajës motivimi është shumë i madh për të hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt grupeve të këtij kompeticioni.
Për të shtuar akoma dhe më shumë “oreksin” e skuadrës drejt këtij objektivi madhor, mësohet se një premio e cila mendohet të kapë shifrat e 500 mijë eurove i është premtuar “djemve” të Dajës në rast se Dinamo pret biletën drejt fazës së grupeve. Dukshëm më e lartë nga sa janë dhënë në tre turet e para dhe që e tejkalon në nivele klubesh shqiptare, gjithnjë nëse konfirmohet.
Një “motiv” ekstra për lojtarët që të zbresin në fushë më të etur se kurrë për fitoren dhe për të shtyrë drejt ëndrrës së madhe të kualifikimit.
