UEFA detyron Egnatian të largohet nga Rrogozhina

0%

Sezoni 2026-2027 do të jetë i paharrueshëm për Egnatian dhe për tifozët e saj pasi skuadra rrogozhinase, për herë të parë do të marrë pjesë në fazën në grupe të një kompeticioni europian. Megjithatë, tifozët e qytetit të Rrogozhinës, nuk do ta shijojnë siç do të donin këtë eksperiencë në stadiumin e tyre.

Mbetet ende të përcaktohet ende nëse do të luajë në Ligën e Europës apo në Ligën e Konferencës, por cilado që të jetë, pas përfundimit të ndeshjeve play-off, Egnatia do i japë lamtumirën stadiumit “Arena Egnatia” sa i përket këtij edicioni në kompeticionet ndërkombëtare. Kjo, pasi impianti në fjalë nuk plotëson kushtet e UEFA-s sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe në të.

Stadiumi në fjalë është vetëm i kategorisë së tretë dhe faza në grupe e secilit prej turneve të UEFA-s, luhet vetëm në stadiume të kategorisë së katërt. Ndonëse stadiumi i Egnatias është rimodeluar plotësisht në vitet e fundit duke u modernizuar në shumë aspekte, ai nuk përmbush disa kritere të UEFA-s, për t’u cilësuar kategoria e katërt, duke filluar nga minimumi që është kapaciteti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky i fundit duhet të jetë mbi 8 mijë vende të ulura që stadiumi të vlerësohet si kategori e katërt nga ndërkombëtarët. Për këtë arsye, në fazën në grupe, Egnatia do të shtegtojë në një nga stadiumet e tjera që plotësojnë kushtet e UEFA-s, në “Elbasan Arena” apo në “Air Albania”.

Vendimi do të merret vetëm pasi të mësohen emrat e kundërshtarëve me të cilët klubi rrogozhinas do të ndeshet në fazën në grupe të turneut.

Burimi: Bota Sot