Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

0%

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka përsëritur qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të përmbushin zotimet e tyre” sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur me Republikën Islamike. Këto deklarata vijnë një ditë pasi afati 60-ditor, i paraparë në këtë memorandum, skadoi pa ndonjë marrëveshje.

Periudha 60-ditore ishte paraparë në memorandum për palët që të negocionin përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit. Qalibaf, i cili shërben si kryenegociator i Iranit, tha se Teherani tha se do t’i dërgojë një mesazh të qartë SHBA-së.

Ai listoi kushtet që tha se Uashingtoni është zotuar t’i zbatojë, në bazë të memorandumit, përfshirë heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira, heqjen e sanksioneve ndaj naftës dhe ndaljen e kërcënimeve ushtarake dhe operacioneve “në të gjitha frontet”. Derisa të zbatohen këto zotime, tha Qalibaf, “ Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Më herët gjatë gushtit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Amerika e kontrollon ngushticën. Që nga nisja e luftës, Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin.

Para luftës, nëpër këtë rrugë ujore kalonte një e pesta e dërgesave me naftë dhe gaz në botë.

Burimi: Bota Sot